Pasi mirëpritën fëmijën e katërt, Kim dhe Kayne darkojnë bashkë në qytet

Pasi mirëpritën fëmijën e katërt, Kim dhe Kayne darkojnë bashkë në qytet
23:29 | 24 Maj 2019

Ata së fundi e mirëpritën fëmijën e tyre të katërt.

Kim Kardashian dhe Kanye West kaluan kohë bashkë, pak ditë pasi erdhi në jetë foshnja e tyre e katërt, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dy javë pasi lindi djali i tyre, Psaljm, nga një nënë surrogate, Kim tregoi linjat e mahnitshme e veshur me një fustan të ngushtë.

Thuhet se kujdesi ndaj fëmijëve, i kushton asaj 1 milion dollarë në vit.

Kim befasoi me një fustan të zi, në të cilin kishte vënë në pah këmbët seksi, derisa po largohej në mbrëmje për në qytet.

Ajo po shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Kanye West, i cili ishte veshur me shumë stil.

Dyshja u panë duke u nisur me një Lamborghini të zi, nga restoranti Santa Monica. /Lajmi.net/

TAGS