Pasi pranoi religjionin Islam, Sinead O’Connor: Nuk dua të humb kohë me jo myslimanët

Vetëm një javë më parë njoftoi se është konvertuar në religjionin Islam dhe ndryshoi emrin në Shuhada Davitt.

Bëhet fjalë për këngëtaren irlandeze, Sinead O’Connor e cila sërish ka tronditur botën me deklaratat e saja.

Këngëtarja, e cila u bë e famshme në saje të këngës së vitit 1990, “Nothing Compares 2 U”, ka njoftuar përmes llogarisë personale në Twitter se nuk do të harxhoj kohën duke u shoqëruar me njerëzit e bardhë.

“Më vjen shumë keq. Ajo që do të them është shumë raciste dhe kurrë nuk kam menduar se shpirti im mund të ndiejë diçka të tillë. Por me të vërtetë nuk dua të kaloj kohë me të bardhët jo myslimanë. As në tren, as për një arsye. Ata janë të neveritshëm, “shkroi Sinead, tani Shuhada.

Statusi i saj nxiti komente të shumta në internet gjersa mori kritika nga persona të religjionit islam, por edhe të krishterë.

“Ju jeni e neveritshme”, “Si mund të thoni diçka të tillë”, “Ju na keni zhgënjeu”, janë vetëm disa nga komentet që kanë në adresë të këngëtares.

Lexo po ashtu:

Këngëtarja nuk u ndal me kaq pasi shkroi edhe një mesazh për të shikuar nëse ai do të censurohet nga rrjetet sociale.

“Unë me të vërtetë pyes nëse Twitter do ta ndalojë këtë, kur lejon njerëzit si Trump dhe Milbank që të bëjnë deklarata satanike edhe në tokën time”, shkroi ajo. /Telegrafi/

TAGS