Pasi u tha se e tradhtoi i dashuri, reagon për herë të parë Kylie Jenner

Pasi u tha se e tradhtoi i dashuri, reagon për herë të parë Kylie Jenner

Ka qarkulluar ditë më parë në media lajmi se reperi i famshëm Travis Scott, po e tradhton të dashurën e tij, modelen e famshme Kylie Jenner.

Një lajm i tillë është shpërndarë gjithandej në Internet, gjersa ka shqetësuar gjithë familjen Kardashian-Jenner.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet Kylie, e cila ka shkruar një status në InstaStory.

Ajo ka demantuar fuqishëm lajmin se tradhtohet nga Travis, duke thënë se lidhaj e saj me të është shumë e fortë.

“I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Përndryshe Travis dhe Kylie janë bërë prindër për herë të parë në shkurt të këtij viti.

Modelja Jenner ka qenë gjatë gjithë vitit një ndër personazhet më të përfolur në media, kjo pasi thuhet se ajo është rrugës për tu bërë miliarderja më e re në botë. /Telegrafi/

Kylie Jenner (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

TAGS