Pasojat e temperaturave të ulëta në SHBA, mollët mbulohen nga akulli (Foto)

Temperaturat e ulëta që kanë goditur disa pjesë të SHBA-së, ka bërë që edhe pemët të mbulohen nga akulli.

Një fermer në Michigan ka shkrepur disa fotografi interesante, ku shihen mollët e mbuluara nga akulli të cilave ai u ka vënë emrin “mollët fantazmë”, transmeton Telegrafi.

Andrew Sistema ka thënë se derisa po i kontrollonte pemët në oborrin e shtëpisë, vërejti një fenomen interesant, mollët e mbuluara nga akulli.

Ai menjëherë i ka fotografuar dhe publikuar imazhet në rrjetet sociale, që në masë të madhe janë shpërndarë dhe kanë nxitur debate të shumta për motin e ligë që ka goditur SHBA-të. /Telegrafi/

TAGS