Pato: Nuk kam thënë se do të kthehem te Milani

Alexandre Pato i ka përgënjeshtruar njoftimet se do të largohet nga Tianjin Quanjian për t’u kthyer te Milani.

Braziliani është lidhur vazhdimisht me një rikthim në San Siro në ditët e fundit, madje është raportuar se do të heqë dorë nga paga e tij e lartë që të luajë për Rossonerët.

Alexandre Pato (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Nuk kam thënë se do të largohem nga Tianjin Quanjian. Nuk kam thënë se do të kthehem në Sao Paolo. Dhe asnjëherë nuk kam thënë se do të shkoj te Milani”, ka shkruar ai në Twitter.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai nuk mund të transferohet te Milani, porse asgjë nuk është zyrtare.

Lexo po ashtu:

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e klubit janë më shumë të interesuar për transferimin e Patos në janar sesa të Zlatan Ibrahimovicit.

Alexandre Pato (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Pato ishte pjesë e Milanit gjatë viteve 2007-2013 kur u transferua nga Internacional.

Te klubi kinez, Tianjin Quanjian, 29-vjeçari u transferua në vitin 2017 nga Villarreali. /Telegrafi/

TAGS