11 Tetor 2018 / 14:31
Greqia përpiqet për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të miqësisë duke mbështetur perspektivën e anëtarësimit në NATO, me kusht që fqinji i saj verior të përmbushë të gjitha detyrimet e nevojshme, theksoi presidenti i Greqisë, Prokopios Pavlopulos, në një mesazh drejtuar Shkupit nga qytetin verior grek i Kozanit, ku ai u bë qytetar nderi.
Pavlopulos theksoi se Shkupi duhet së pari të zgjidhë kontestin e emrit me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare si dhe të finalizojë ndryshimet në Kushtetutë.
“Vetëm kur ky proces të ketë përfunduar, atëhere do të flasim për pranimin e Maqedonisë në BE”, tha ai.