PD publikon përgjimin e Agron Xhafajt (Audio)

PD publikon përgjimin e Agron Xhafajt (Audio)

“Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, organizon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës. Ky është një material audio që provon sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm lidh Bashkëpunëtorin X me trafikantët e kanabisit, të cilët janë nën urdhrat e Agron Xhafajt”, tha Ervin Salianji.

 Organet zbatuese të ligjit kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjëjë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm. Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin. Me Bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.

Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?

Agroni –

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni-

Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?

Agron- Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X – Mirë.

Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X – Mirë

Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën

Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.

Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.

Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.

Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?

Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.

Agroni- Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni- Mirë, mirë

Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.

Agroni- Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni– Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.

Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.

Agroni- Te Ermali vëlla.

Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë. /tch/

TAGS