Pele dërgohet me urgjencë në spital derisa po qëndronte në Paris

Pele dërgohet me urgjencë në spital derisa po qëndronte në Paris

Legjenda braziliane, Pele, është shtrirë me urgjencë në spital në Paris.

Radioja RMC Sport thotë se ish kampioni i botës me Brazilin ka pasur një krizë tetanoze, por nuk është në rrezik për jetën.

Pele thuhet se ka pasur ethe të larta dhe do të mbetet në vëzhgimin e mjekëve në orët e ardhshme, përcjell ‘lajmi.net’.

Legjenda e futbollit të Brazilit po qëndron në kryeqytetin francez, ku është takuar me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Mbappe jo pak herë është krahasuar me Pelen, por i duhet shumë punë për të arritur sukseset e 78 vjeçarit./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS