Pëlqehet kënga e re “Hookah” nga Capital T

Pëlqehet kënga e re “Hookah” nga Capital T

“Hookah”, titullohet kënga e re e publikuar nga Capital T.

Reperi i njohur shqiptar, Capital T para pak ditëve lansoi projektin e ri muzikor “Hookah”, të realizuar edhe me klip, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i Capital T u mirëprit nga publiku e në kanalin zyrtar YouTube numëron mbi një milion shikime.

Kjo është kënga e katërt e lansuar nga ai, pasi këtë vit çdo muaj solli projekte e bashkëpunime të reja.

Capital T pritet të ketë turne të nxehtë këtë verë jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS