29 August 2018 / 18:41
Qeveria, në seancën e sotme miratoi Konceptin e strukturës nacionale për zhvillimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Siç njoftoi Stevo Pendarovski, koordinatori nacional, struktura nacionale do të përfshijë tre nivele. Niveli më i lartë politik do të jetë Komiteti për integrim në NATO, nivelin e dytë do të përbëhet nga Komiteti i punës për integrim në NATO, ndërkohë që nivelin e tretë do ta përfaqësojë Sekretariati për Plan operativ logjistik.
Në Komitetin për integrim do të ketë përfaqësues nga të gjitha trupat, organet, institucionet ose ministritë të cilat kanë lidhje me integrimet në NATO ..Të gjitha vendimet politike që do të jenë të patjetërsueshme për anëtarësimin tonë në NATO patjetër duhet të miratohen nga Komiteti për integrim në NATO udhëhequr nga kryeministri Zaev..Maqedonia duhet ta konfirmojë se plotësisht i pranon të gjitha dispozitat nga dokumenti bazë i themelimit të NATO-s formuar në vitin 1949- tha Stevo Pendarovski.
Alsat