Alsat 2019-04-09T13:20:48+02:00
Kandidati për president Stevo Pendarovski, përpara banorëve të Gjorçe Petrovit sqaroi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës në hapërimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Ai shtoi se është i kënaqur që kandidatura e tij ka mbështetjen e të gjithë bashkësive etnike në vend dhe se do të punojë për interesat e të gjithë qytetarëve pa dallim. Pendarovski u zotua se nuk do të punojë në dëm të interesave kombëtare dhe të qytetarëve, ashtu siç është bërë në pesë vitet e kaluara.
Në një ose dy vitet e fundit në përgjithësi kemi bërë disa hapa të mëdhenj të cilat vërtetë na sollën shumë më afër se kurrë Evropës së zhvilluar. E dini që para një viti kemi arritur marrëveshje me Bullgarinë e cila na e hapi njërën derë për në BE dhe më vonë arritëm Marrëveshje edhe me Greqinë e cila na e hapi edhe derën tjetër dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm të reformave, dhe nuk ka arsye që të mos vazhdojmë, në qershor presim edhe datë për fillimin e negociatave me BE-në, që do jetë periudha më e shkurtër brenda së cilës një shtet arriti nga Marrëveshja me Bullgarinë, të fillojë negociata me BE-në -tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.
Alsat
Loading…