Kandidati për president, Stevo Pendarovski tha se pret fitore në rrethin e dytë.
Shumica e qytetarëve, nga të gjitha etnitë u deklaruan se dëshirojnë të ecin para, tha Stevo Pendarovski.
“Koncepti së bashku përpara do të rrumbullakoj fitoren në rrethinë e dytë më 5 maj. Së bashku përpara nuk është vetëm koncept, por aksion konkret. Përzgjedhja në rrethinë e dytë, është ngushtuar në dy kandidat. Por përzgjedhja do të jetë më e lehtë. Ngase dallimi mes meje dhe Gordana Sijlanoovskës është e madhe. E dimë se kthimi prapa nuk është opsion”, tha Pendarovski.
Ai tha se do të kundrejt votuesve të Blerim Rekës, atyre që nuk kanë votuar por edhe ata që kanë votuar kundër.
“E di se çfarë është e drejtë për shtetin, për ju por edhe për fëmijët, tuaj dhe të mitë. Koncepti progresiv një shoqëri për te gjithë duhet të vazhdojë që të jetojmë së bashku”, tha Pendarovski.
https://www.youtube.com/watch?v=Z72iLCJMHbA#action=share