Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për Almakos ka folur për raportet me BDI-në.
Sipas tij, raportet me BDI-në janë korrekte.
“ Me liderin e BDI-s kemi bashkëpunim konkret dhe korrekt, kurse partia e BDI-së dha përkrahje për kandidaturën time. Në kuadër të takimeve të mija me partitë politike u takova me zotin Ahmeti dhe ramë dakord se të gjithë politikanët bashkërisht duhet të punojmë për realizimin e agjendës euroatlantike në shtet. Unë jam i hapur për bashkëpunim dhe konsultime me të gjitha partitë politike.”, deklaroi Pendarovski.
Pendarovski nuk u përgjigj qartë në lidhje me atë se në Këshillin Gjyqësor mund që të ketë anëtar me propozim të BDI-së.
“Sikurse edhe emërimet e tjera të cilat janë nën përgjegjësinë e presidentit do të përpiqem të kem konsultime, me qëllim të përzgjedh persona të cilët përveç përkatësisë etnike, duke pasur parasysh kornizën ligjore të shtetit tonë, e cila kërkon përfaqësim të drejtë të komuniteteve kriteret duhet të jenë persona të duhur për pozitën, persona me integritet, profesionistë të ndershëm dhe të dëshmuar në fushën e tyre…”, deklaroi Pendarovski.
Ndërsa tek emërimi i Erolld Musliut dhe kundërshtimit të BDI-së në lidhje me këtë emërim, Pendarovski u përgjigj se nuk ka pasur mosmarrëveshje por paqartësi.
“Nuk do të thosha se kishte mosmarrëveshje dhe nëse ka pasur disa paqartësi u shpjeguam. Kishim takime me udhëheqësin e BDI-së dhe iu shpalosa shkaqet dhe kriteret e emërimit të Musliut dhe konsideroj se në të ardhmen më shpesh do të jemi në komunikim.”, deklaroi Pendarovski./Almakos/