Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe për raportet e tij me partinë ‘Alternativa’ me liderin e saj Afrim Gashi.
Pendarovski e ka ritheksuar qëndrimin se me partinë ‘Alternativa’ kemi bashkëpunim korrekt.
“Edhe me partitë e tjera shqiptare kam bashkëpunim konkret, kurse me liderët u takova që në fillimet e para të mandatit tim. Do të përpiqem që gjatë mandatit të realizojmë bashkëpunim konkret me të gjitha partitë politike dhe me koalicionin. Motoja jonë duhet të jetë: – Të gjithë së bashku të punojmë për një shoqëri më të mirë.”, deklaroi për Almakos, Stevo Pendarovski.