Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos në lidhje me kërkesën e Turqisë për kthimin e shtetasve të saj, ka thënë se procedura është në vijim e sipër.
“Biseduam për këto çështje me partnerët tanë nga Turqia dhe e dimë se ata kanë kërkesa për 15 persona. Procedura është në vijim e sipër nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, sa jam i informuar. Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se ne kemi marrë obligim si pjesë e integrimit tonë evropian të harmonizohemi me politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë të BE-së dhe duhet që këtë ta kemi parasysh para marrjes së vendimeve përfundimtare.”, deklaroi për Almakos, Stevo Pendarovski.