Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot deklaroi se nuk dëshiron të flasë para kohë se nëse Parlamenti do të mblidhet përsëri pas shpërbërjes, nëse Spanja e ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO. Siç thotë presidenti Pendarovski, bëhet fjalë për teknikë dhe nuk është çështje politike apo problem.
“Mund të propozojmë të mos futemi në implikime të mëtutjeshme ligjore, kush është jurist më i madh apo kush është njohës më i mirë i të drejtës. Propozoj nëse vjen deri te kjo situatë, parashikimi im është se kjo situatë nuk do të ndodhë, megjithatë dashtë Zoti të ndodhë dhe të diskutojmë për një punë të bukur – vallë do të mblidhemi përsëri për ratifikim, por edhe mos të mblidhemi, me rëndësi se në atë moment 29 shtete anëtare të NATO Aleancës, kanë dhënë ‘po’. Ajo do të jetë teknikë se do të ndodhë këtë ditë apo javën e ardhshme, që nuk mendoj se kjo është çështje e madhe politike, gjegjësisht aq më pak problem politik”, theksoi presidenti Pendarovski.
Presidenti dhe Komandanti suprem Pendarovski, sot mori pjesë në promovimin e kadetëve të ri dhe nënkolonelëve të Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihaill Apostollski”.