Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe keqkuptimet që kanë lindur me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka thënë se janë pajtuar se ka pasur një keqkuptim të vogël dhe se është shumë e rëndësishme për rajonin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendeve në BE.
“Kishim bisedë telefonike me zotin Rama dhe u pajtuam se ka pasur një keqkuptim të vogël, të gjithë ne jemi pjesë e një shoqërie të njëjtë dhe unë jam president i të gjithë qytetarëve. Më e mira për rajonin është që edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria të marrin datat për bisedimet, por edhe vendet të tjera të përfshihen në procesin e integrimit evropian. Përvoja nga vendet anëtare më të reja na treguan se anëtarësimi në institucionet euroatlantike është proces nëpërmjet të cilit shoqëria reformohet dhe përmirësohen kushtet për qytetarët.”, deklaroi për Almakos, Stevo Pendarovski.