Penelope Cruz dhe Antonio Banderas bëhen sërish bashkë në filmin “Dolo Y Gloria”

Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar, i ka bërë sërish bashkë Penelope Cruzin dhe Antonio Banderasin në filmin “Dolo Y Gloria” (“Dhimbje dhe lavdi”).

Nga Sony Pictures kanë njoftuar se premiera e filmit do të jepet më 22 mars në Spanjë, ndërsa akoma nuk është bërë e ditur se kur do të nisë shfaqja e këtij filmi nëpër kinematë botërore.

Në filmin e ri, Banderas luan rolin e një regjisori të dështuar, i cili i shqyrton lëvizjet e tij jetësore, teksa bota përreth tij po rrënohet.

Filmi përbëhet nga disa skena të bazuara në ngjarje të vërtetë dhe disa të tjera janë të imagjinuara.

Lexo po ashtu:

Paraqitja e shkurtër sjell një koleksion skenash që nuk ndërlidhen më njëra-tjetrën dhe përfshijnë karakterë të ndryshëm, nga e kaluara dhe e tashmja.

Në një çast, protagonisti që portretizon Banderas shihet duke bërë rezonancë magnetike, që lë të kuptohet se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe kjo është arsyeja pse ai reflekton për jetën e tij.

Penelope Cruz dhe Antonio Banderas kanë bashkëpunuar edhe në filmin e vitit 2013, “I Am So Excited”, regjinë e të cilit po ashtu e ka bërë Pedro Almodovar. /Telegrafi/

TAGS