17 Dhjetor 2018 / 15:38
Dy javë para se të hyjë në fuqi Ligji i ri që pritet të rregullojë punën e tregjeve të gjelbra, shitësit kërkojnë që vendimi ligjor të shtyhet për një vit. Me vonesë apo jo, shitësit e tezgave para një jave i dërguan kërkesë ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshit për korrigjime në tekstin e Ligjit. Nëse ligji fillon të zbatohet nga 1 janari, atëherë 30% e shitësve nuk do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë tezga.
Tani apo nga janari i vitit 2019-të është e pamundur që në tregjet e gjelbra të bëjnë tregti personat që realizojnë të ardhura në bazë të pensionit, të ardhura në bazë të punës, kontratës në vepër apo nga formulimi i përgjithshëm i tregtarëve- individ. Deri më tani ata e kishin këtë mundësi, prej tani me Ligjin e ri ata nuk do të kenë të drejtë të tregtisë në tregjet e gjelbra”- pohoi Daniela Mihajlovska- Vasilevska nga Oda ekonomike.
Nga Ministria e Ekonomisë konfirmojnë se e kanë pranuar kërkesën e shitësve për shtyrjen e Ligjit në fjalë. Por, ministri ende nuk e ka parë kërkesën pasi dje është kthyer nga udhëtimi zyrtar në SHBA, shprehen për Alsat nga kabineti i tij. Kërkesën do ta shqyrtoj nesër dhe më pas do të përgjigjet. Ndryshe, shitësit konsiderojnë si kontestuese dispozitën që parashikon se kush mund të marrë tezgë me qira.
T’i mundësohet shitësit që posedon licencë të mund t’ia japë legjitimimin anëtarëve të familjes së ngushtë, nëse për shkaqe objektive ai s’mund ta kryejë këtë veprimtari. Të parashihet me një legjitimim të dhënë të merren me qira më shumë tezga në një treg në komunën e njëjtë”- u shpreh Daniela Mihajlovska- Vasilevska.
Edhe më tej, problemi më i madh në këtë veprimtari mbetet konkurrenca jolojale. Numri i shitësve ambulant vazhdimisht rritet, të cilët nga shitësit e regjistruar marrin thuajse gjysmën e fitimit. Ndryshe, numri i shitësve në Maqedoni bie vazhdimisht ndërsa për momentin është mbi 20 mijë ndërsa shumë tezga qëndrojnë bosh.
Ile Petreski
Loading…