“Pep Guardiola, trajner në Serie A”

“Pep Guardiola, trajner në Serie A”

Ish sulmuesi i Kombëtares së Italisë dhe disa skuadrave evropiane, Luca Toni, ka thënë se Pep Guardiola do të jetë trajner në Serie A një ditë.

Pep Guardiola aktualisht trajner i Manchester Cityt, po kërkon titullin e dytë të Premierligës.

Trajneri që ka drejtuar Barcelonën dhe Bayern Munich, një ditë do të vijë edhe në Itali.

Kështu që paku ka deklaruar Luca Toni.

“Do të vijë momenti që ai do të trajnojë në Itali,” ka deklaruar Toni për Tuttosport.

“Ai i ka shumë qejf sfidat dhe më ka thënë vetë që një ditë do të rikthehet në Serie A si trajner. Ku e shoh unë? Te Roma pasi ka luajtur me ta dhe mbetet i lidhur me klubin, ose tek Juventus, që është klubi më i mirë italian.

“Mendoj se është e vështirë që ai të shkojë tek Juve këtë verë, megjithëse në futboll mund të ndodhë gjithçka.”/Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS