Për 24 orë/ Chiara Ferragni mbledh shumë marramendëse kundër koronavirusit

Për 24 orë/ Chiara Ferragni mbledh shumë marramendëse kundër koronavirusit

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni së bashku mem bashkëshortin e saj, Fedez kanë arritur të mbledhin një shumë marramendëse brenda 24 orëve. Shuma në fjalë do të shkojë për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me koronavirus.





Në vetëm 24 orë janë grumbulluar më shumë se 3 milionë euro.

“Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende. Mbledhja më e madhe e turmave të bëra ndonjëherë në Evropë. Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu. Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”, ka shkruar Chiara.

TAGS