Për momentin i shpëton burgut, Rita Ora nën hetime për reklama mashtruese online

Në prag të një kërcënimi me burg, një grup i britanikëve me ndikim në shoqëri, duke përfshirë Ellie Goulding, Rita Ora dhe Zoella kanë rënë dakord të ndryshojnë mënyrën e publikimit të imazheve dhe videove në internet pasi llogaritë e tyre të mediave sociale janë hetuar nga një mbikëqyrës i reklamave.

Gjashtëmbëdhjetë të famshëm, me dhjetëra milion ndjekës në mes tyre, u pyetën nëse ata ishin duke publikuar reklama “mashtruese” online – një vepër që shkel ligjin e reklamës në Mbretërinë e Bashkuar dhe dënohet me së paku dy vjet burg.

Yjet deklaruan se tani do të deklarojnë qartë nëse janë paguar për të promovuar një markë ose produkt, tha Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) në Mbretërinë e Bashkuar, njofton CNN.

Modelet Alexa Chung, Rosie Huntington-Whiteley dhe Iskra Lawrence ishin në mesin e grupit që premtuan të ndryshonin zakonet e tyre të postimit, së bashku me disa yje televizive britanike.

“Yjet mund të kenë ndikim të madh në atë që fansat e tyre vendosin të blejnë. Njerëzit, me të drejtë, mund të ndihen të mashtruar nëse mendojnë se ishte një rekomandim nga dikush që e admirojnë nëse rezulton të jetë një dredhi e marketingut”, tha përfaqësuesi i CMA-s, Andrea Coscelli.

Hetimet në fund kanë rezultuar se të lartcekurit deri më tani nuk e kanë shkelur ligjin, por që ende do të monitorohen, vuri në dukje CMA.

Lexo po ashtu:

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar është bërë imazh i markës së këpucëve të kreatorit italian, Giuseppe Zanottit.

Ndryshe, Goulding dhe Ora secila kanë më shumë se 14 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa Zoella, emri i të cilit është Zoe Sugg, ka grumbulluar më shumë se 1 miliard shikime në YouTube. /Telegrafi/

TAGS