“Për ne Rai ka qenë dritarja e lirisë”, Alketa Vejsiu: Sanremo, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë

“Për ne Rai ka qenë dritarja e lirisë”, Alketa Vejsiu: Sanremo, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë

Gjatë natës së tretë të festivalit të Sanremos në krah të Amadeus do të jenë prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu dhe Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, që nuk ishte prezente në konferencën për shtyp të organizuar, sepse është akoma e pasigurt për italishten e saj.





Zgjedhja e dy femrave të huaja nuk është e rastësishme, sepse Festivali i transmetuar në të gjithë botën do të jetë present në shtëpitë e telespektatorëve në shumë vende. ‘Georgina kishte disa impenjime këtë mëngjes por do vij shpejt-shton Amadeus-Për mbrëmjen e sotme, që i kushtohet historisë dhe muzikës italiane, kemi dashur të kemi dy femra jo italiane.

Sepse Sanremo është e famshme në të gjithë botën dhe si Alketa ashtu edhe Georgina më kanë treguar që prej vitesh dëgjonin muzikën e festivalit. Kështu që është një nder i madh për ne dhe për Sanremon jashtë vendit. Georgina nuk e zotëron italishten si Alketa, që do të prezantojë me mua këngët dhe që do të jetë në skenë me mua’. A do të jetë futbollisti juventin në radhë të parë? ‘Besoj që Ronaldo do të shohë nga shtëpia, nuk e kam numrin e tij të telefonit’, shton Amadeus.

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu është entuziaste për të filluar këtë aventurë dhe shton: ’Mbi të gjitha falenderoj Rai-n dhe Amadeus për këtë ftesë të veçantë që më kanë bërë, që është një ëndërr e një kombi të tërë. Në Shqipëri Sanremo ka qenë një kolonë muzikore për shumë vite. I njohim mire këngët tuaja dhe jetojmë me radion dhe televizionin italian. Për ne Rai ka qenë dritarja e lirisë’ u shpreh Vejsiu ndersa shton: ’Sytë e shqiptarëve sot do të jenë me ju dhe edhe ato të atyre që jetojnë në Itali, që janë 600 mijë. Ky është një çmim për karrierën time, një ëndërr për të cilën kam punuar që fëmijë, duke studiuar shumë gjithashtu’.

’Ti je një nga ata që i bën gjërat me zemër, i përulur dhe profesional, siç t’i je, ka pak. Jam e lumtur, që jam pritur kaq ngrohtë si vetëm ju dini të prisni. Jam shumë e lumtur, jam në qiell të shtatë. Të jem në këtë kast drejtuesish është një privilegj i madh për mua’, mbyll Alketa fjalën e saj në konferencë që i paraprin mbrëmjes së tretë të Sanremo.

TAGS