Alsat 2019-12-16T11:00:12+01:00
NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë e trafikut-Shkup për një javë ka sanksionuar 263 automjete të parkuara jashtëligjshëm të cilat e pengonin realizimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.
Prej 9 e deri më 15 dhjetor, siç bën të ditur PKQ, me ndihmën e automjeteve speciale “Karrotreci” të NP PKQ ishin larguar 151 automjete të parkuara jashtëligjshëm. Me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokatorë” ishin sanksionuar 112 automjete të cilët ishin hasur në zona rezidente, ndërsa nuk ishin përdorues – rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar.
Nga NP PKQ dhe Komuna Qendër informojnë se në vazhdimësi do ta zbatojnë këtë masë me qëllim që të vendoset rend në kaosin në komunikacion dhe problemin me parkimin e parregullt në parkingjet komerciale dhe rezidente dhe rrugët në territorin e Komunës Qendër.
Loading…