Perdet e spitaleve bartëse të baktereve rezistente

Perdet e spitaleve bartëse të baktereve rezistente

Perdet që ndajnë shtretërit e të sëmurëve në shumë spitale, të konceptuar për të ruajtur privatësinë, mund një jenë një kërcënim serioz për shëndetin tonë.

Ato shpesh janë bartëse të baktereve rezistente që mund të kontaminojnë më pas pacientët e tjerë, sipas një studimi të publikuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth 1,500 analiza u kryen në këto lloj perdesh dhe baktere shumë rezistente u zbuluan në më shumë se një në pesë raste. Në mënyrë të vazhdueshme, pacientët ishin bartës të së njëjtit bakter si ai i zbuluar në perden e spitalit.

“Këta agjentë patogjenë mund të mbijetojnë në këto perde dhe me shumë gjasa përhapen në sipërfaqe të ndryshme si edhe tek pacientët. Me një përhapje të tillë, këto perde përdoren ngado, ky është një problem botëror’’, konfirmon një nga autorët e studimit, Lona Mody doktoreshë dhe hulumtuese në Universitetin e Miçiganit. (SHBA), përcjell Atsh.

Rezultatet e këtij studimi, i cili pritet të publikohet së shpejti në revistën mjekësore, do të prezantohet në kuadër të Kongresit Europian të mikrobiologjisë klinike dhe sëmundjeve infektive, që do të organizohet nga e shtuna deri të martën në Amsterdam.

TAGS