Performanca madhështore e Jonida Maliqit në Amsterdam

Performanca madhështore e Jonida Maliqit në Amsterdam

Mbrëmë në Amsterdam u mbajt “Eurovision in Concert” që i paraprin festivalit “Eurovision”.

Jonida Maliqi, e cila përfaqëson Shqipërinë këtë  vit në këtë festival, dhuroi performancë magjike, shkruan lajmi.net.

Ajo këndoi këngën “Ktheju tokës” para një numri të madh personash që po ndiqnin nga afër performancat e artistëve që këtë vit garojnë në “Eurosong”.

Kujtojmë që festivali i këngë evropiane këtë vit mbahet në Tel Aviv, ndërsa Shqipëria do të paraqitet në natën e dytë gjysmëfinale, më 16 maj. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS