Përfshihen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet mbeten në qiell të hapur (Video)

Përfshihen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet mbeten në qiell të hapur (Video)

Dy banesa janë përfshirë nga flakët ditën e sotme në fshatin Juban të Shkodrës. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije se banesat e shkrumbuara janë në pronësi të shtetasve Shtjefen Caka dhe Fred Caka, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur.



Paraprakisht dyshohet që zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por hetimet për rastin pritet të zbardhin edhe shkakun.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilët po punojnë për të shuar flakët.