Përfshihet nga flakët një pikë skrapi, rasti i dytë brenda pak javësh

Përfshihet nga flakët një pikë skrapi, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pikë skrapi në rrugën Tiranë-Ndroq është përfshirë nga flakët.

Ngjarja në dalje të Kombinatit ka vënë në alarm zjarrfikësit pasi zjarri është i përmasave të mëdha.

Tre makina zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Pak javë më parë një pikë grumbullimi makinash në Kashar u përfshi nga flakët.

Për momentin nuk dihen shkaqe e zjarrit.