Përfundimisht, a është vaji i kokosit i shëndetshëm?

Përfundimisht, a është vaji i kokosit i shëndetshëm?

Arra e kokosit është një nga frutat mesdhetare me vlera të larta ushqyese. Qumështi, apo vaji i kokosit është bërë superushqimi i shumë personave.

Gjithsesi sipas disa ekspertëve, shumica e benefiteve të vajit të kokosit janë ekzagjeruar. Vaji i kokosit nuk ndihmon në humbjen e peshës , nuk redukton sëmundjet e zemrës dhe nuk zbardh dhëmbët.

Benefitet e vetme që ky vaj ka është për flokët dhe për hidratimin e lëkurës.

Sipas një raporti të American Heart Association këshillohet të mos përdoret ky lloj vaji. Ai përmban sasi të lartë të yndyrnavr të ngopura përafërsisht gjashtë herë më shumë se vaji i ullirit. Yndyrnat e ngopura konsiderohen jo dobishme sepse rrisin nivelin e kolesterolit dhe njëkohësisht rrezikun për sëmundje të zemrës.

Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë që vaji i kokosit të mos përdoret në gatim dhe në vend të tij mund të përdorni vaj ulliri. /Gazeta Express.

TAGS