Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të vizitës së punës në Federatën Ruse, dje mori pjesë në ceremoninë e mbylljes solemne të Forumit të 8-të Ndërkombëtar Kulturor, i cili u mbajt në Shën Petersburg nga 14 deri më 16 nëntor.
Ministri Ismaili, si pjesë e pjesëmarrjes së tij në Forum, mbajti fjalim në panel-diskutimin “Mediet kombëtare – televizionet në shtetet sllave”, i organizuar nga Forumi i Kulturave Sllave, i cili sivjet e shënon 15-vjetorin e themelimit të tij. Gjithashtu, ministri i Kulturës para mysafirëve të pranishëm referoi në temën “Rrugët kulturore të botës sllave në hartën e Evropës”.
Paraprakisht, Ismaili realizoi edhe një takim pune me kolegun e tij, ministrin e Kulturës të Federatës Ruse, Vlladimir Medinski, ku u bisedua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, por edhe mbi aktivitetet e ardhshme nëpërmjet të cilave do të thellohet miqësia ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.
Forumi Kulturor i Shën Petersburgut është një eveniment kulturor global ku marrin pjesë mijëra ekspertë nga të gjitha fushat e kulturës në mbarë botën, të cilët sivjet diskutuan në temën “Kodet kulturore në botën e globalizimit”.
Organizatorë të evenimentit ishin Qeveria e Federatës Ruse, Ministria e Kulturës e Federatës Ruse dhe Qeveria e Shën Petersburgut.
Data 01.05.2024
Aktuale
- Prof. Dr. Sylejman Baki dje qëndroi në Buzallakovë të Velesit
- Të emocionuar si kurrë më parë, Luizi dhe Kiara flasin për ndjenjën e prindërimit
- Lloga: Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria
- Disa pyejte për VLEN-in që lëvdërohen me “vota të pastra shqiptare”?
- Aziri: Ndërtimi i korridorit 8 është projekti më i madh që ju ka ndodhur shqiptarëve
- Elmi Aziri: Retorika e VMRO-DPMNE-së është primitive!
- Elmi Aziri: Fokusi jonë si Front Evropian janë edhe çështjet ekonomike
- Grubi kërkon fitore 30:0 për Frontin Evropian