Përfundojnë aktivitetet ndërtimore për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës

Pas disa muajsh pune intensive në terren, kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore për rregullimin e shtratit të lumit të Likovës.
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-së për të përmirësuar gjendjen e vendit në drejtim të mbrojtjes nga përmbytjet në rajonet me rrezik të lartë.
Në terren sot kanë qenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Winton dhe kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi.
Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Winton, tha se duke njohur nevojën për të krijuar një sistem për menaxhimin e integruar të rrezikut të përmbytjeve për një kohë të gjatë, UNDP po punon për realizimin e planeve dhe studimeve gjithpërfshirëse, si dhe projekte të veçanta për të zbutur rrezikun në territorin e vendit.
Është një projekt me të cilin u vazhdua rregullimi ekzistues në Likovë prej 400 metrash shtesë, për të cilin nga UNDP u siguruan rreth 200,000 dollarë.

[embedded content]

TAGS