Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, gjithçka e paqartë në luftën për mbijetesë

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, gjithçka e paqartë në luftën për mbijetesë

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, gjithçka e paqartë në luftën për mbijetesë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të në kuadër të Superligës së Kosovës.

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës, gjithçka e paqartë në luftën për mbijetesë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në dy ndeshjet që u luajtën sot me fillim nga ora 16:00, pati vetëm një fitues, kurse njëra u mbyll me rezultatin e barabartë.

Skuadra nga kryeqyteti, Flamurtari, nuk arriti të merrte pikë në udhëtimin në Ferizaj, duke pësuar me  rezultatin 3:1, me golin e pësuar në minutën e 87’, shkruan lajmi.net.

Ishte skuadra e Ferizaj, ajo e cila e para i dha gëzimin të pranishmëve në stadium, kur në minutën e 21’ kaloi në epërsi me anë të Shabanit.

Por, vetëm katër minuta më vonë, Flamurtari ktheu balancën duke shënuar me anë të Grancov, shkruan lajmi.net.

Për fitoren e vendasve u kujdesën Qendrim Dautaj, i cili realizoi gol vetëm tre minuta para fundit të kohës së rregullt, kurse Demiri në 90+3 vulosi rezultatin përfundimtar.

Në anën tjetër, në ndeshjen që u luajt ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit, portat mbeten të paprekura, me skuadrat që luajtën baras 0:0.

Kështu, me barazimin e Lirisë dhe Ballkanit dhe humbjen e Flamurtarit ndaj Ferizaj, gjithçka mbetet e paqartë në garën për mbijetesë.

Ballkani është skuadra jashtë rrezikut, por që ka një pikë më shumë sesa Flamurtari (33 – 32 pikë), kurse Ferizaj është në pozitën e 10-të, pozitë e cila dërgon në barazh, me 31 pikë, gjashtë më shumë sesa Liria, që në pozitën aktuale shkon në një kategori më të ulët. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS