Përfundon para kohe aventura e lojtarit të Real Madrid në Premierligë

Përfundon para kohe aventura e lojtarit të Real Madrid në Premierligë
13:53 | 4 Janar 2020

Aventura e Jesus Vallejo te Wolves do të përfundojë para kohe.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, ka deklaruar se mbrojtësi Jesus Vallejo do të përfundojë para kohe aventurën te skuadra nga Premierliga.

Mbrojtësi është paraqitur vetëm në një ndeshje në Premierligë për ‘ujqërit’ këtë sezon.

Huazimi i tij është bërë me besimin se ai do të ketë më shumë minuta në dispozicion, për t’u rritur dhe pjekur si futbollist, që në të ardhemn do të paraqitej te Real Madrid.

Jesus Vallejo është paraqitur në vetëm 12 ndeshje për Real Madridin./Lajmi.net/

TAGS