Përfundon takimi mes Barcelonës dhe PSG-së për Neymar

Përfundon takimi mes Barcelonës dhe PSG-së për Neymar
22:30 | 13 Gusht 2019

Ka përfunduar pa sjellë asgjë takimi mes drejtuesve të Barcelonës dhe atyre të PSG për yllin brazilian, Neymar.

Drejtues të Barcelonës dhe të PSG-së, sot janë takuar në Paris, për të negociuar për transferimin e Neymar në ‘Camp Nou’.

Takimi i zhvilluar mes dy palëve, nuk ka sjell asnjë përparim sa i përket Neymar, raportojnë mediet në Spanjë, përcjell lajmi.net.

Ky takim u ka mundësuar palëve që të shohin se sa larg qëndrojnë, në këto negociata.

Sipas ‘MD’, Barca janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë në shkëmbim, por jo edhe para, ndërsa PSG mbesin të vendosur duke kërkuar lojtarë dhe një shumë të konsiderueshme parash për Neymar./Lajmi.net/

TAGS