Përgjigjja e Samsung për AirPods, kufje që mbushen pa tela nga sipërfaqja e Galaxy S10 (Foto)

Me të afruar aktiviteti Unpacked, të cilin Samsung e zhvillon më 20 shkurt, kanë filluar të qarkullojnë lajme, se çfarë mund të shohim aty.

Ka shumë mundësi që të shfaqet i shumëprituri Galaxy S10, që sipas të gjitha gjasave, ka mundësi të jetë i pari telefon i zgjuar me mundësi të paloset, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, një lajm që ka qarkulluar së fundmi dhe është shpërnda në Twitter, tregon për kufjet e reja që do ta shoqërojnë këtë pajisje, që njëherësh, janë edhe përgjigjja e Samsung ndaj rivalit Apple.

Fotografitë e rrjedhura, shfaqin një palë kufje të ngjashme me AirPod, që mund të mbushen pa tela, nga sipërfaqja e Galaxy S10.

Detajet nuk janë bërë të ditura, vetëm se thuhet që do të emërohen Samsung Galaxy Bud, ndërsa nuk shihen si duhet sepse ndodhen në kuti. /Telegrafi/

TAGS