Në rastin “Monstra” po dëgjohen të shumëpriturat bisedat telefonike, të cilat në numër janë 25. Në biseda kryesisht dëgjohen telefonata nga ish ministra e brendshme Gordana Jankullovska, por edhe shumë folës të tjerë. Në një bisedë të zhvilluar mes Gordana Jankullovskës dhe Mile Janakiesit, dëgjohet se si Jankullovska i thotë Janakieskit se deri tani nuk kanë pasur rast më të vështirë të vrasjes së civilëve, madje as në luftë
Në njërën prej bisedave dëgjohet ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski i cili flet me Kire Boshkov, i cili e pyet se a ka ndonjë informacion të ri lidhur me siç thotë ai “vrasjen e djemave”. Janakieski i thotë se peshkatari nga Cresheva, me siguri është vrarë sepse ka qenë dëshmitar i vrasjes së personave.
Nga bisedat e deritanishme të dëgjuara në prani të opinionit, nuk ka indikacione konkrete të rëndësishme që lidhen me mënyrën se si është kryer vrasja në rastin “Monstra”