PËRGJIMET/ “Ti di historitë…” Nga shkrimi në mur te video intime, si e shantazhonte 65-vjeçari të miturën. Pranon se…

PËRGJIMET/ “Ti di historitë…” Nga shkrimi në mur te video intime, si e shantazhonte 65-vjeçari të miturën. Pranon se…
Tash esht Koha

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me 15-vjeçaren në Babrru. Nga sa mësohet, ngacmimet dhe perndjekjet e rojes së shkollës Abaz Doku ndaj vajzes kanë nisur 1 vit më parë, kur ajo ishte në klasën e 8-të.



Më pas roja është hequr nga puna dhe perndjekjen e vajzës e ka bërë në lagje. Ai e shantazhonte vajzën duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “s….. kur*a”.

Pas këtij episodi vajza është dorëzuar dhe ka kryer maredhenie seksuale me 65-vjeçarin në një banesë që ai kishte nën kujdes. Akti është filmuar në celularin e tij dhe më vonë ai ia ka çuar nëpërmjet një rrjeti social këtë video fqinjit të tij 20 vjeç.

Aparatet celulare të 65-vjeçarit dhe 20-vjecarit janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Fillimisht është bërë shoqërimi i 65-vjecarit ne komisariatin nr 4 ku eshte pyetur per ngjarjen e me pas eshte bere transferimi i tij dhe i 3 të dyshuarve të tjerë në komisariatin nr 5 ku eshte bërë pergjimi ambjental i tyre dhe ka rezultuar se 65-vjeçari e ka pranuar krimin e rëndë. Po ashtu edhe per 20 vjeçarin ka prova të pa kundershtueshme të abuzimit me te mituren.

Ndërsa 2 minorenët e arrestuar 16 dhe 15 vjeç kane thene se kanë njohje me vëllain e vajzës e kanë shok dhe se nuk e kane shantazhuar por vetem i kane thene se kane dijeni per vidion e saj intime. Vajza eshte ne gjendje te rende psikologjike dhe nen asistence te qendres ARSIS ka dhene deshmine e saj per gjithe ngjarjen.

Top of Form

Bottom of Form

Tash esht Koha