Përhapja e COVID-19/ Mjeku Alimehmeti: Të rinjtë duhet të kenë kujdes, mosha e thyer më e rrezikuar

Përhapja e COVID-19/ Mjeku Alimehmeti: Të rinjtë duhet të kenë kujdes, mosha e thyer më e rrezikuar

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, teksa foli në ‘News 24” për situatën në të cilën ndodhemi nga COVID-19, u shpreh se të rinjtë janë ata që duhet të respektojnë distancën sociale, pasi janë rrezik për prindërit apo gjyshërit.



“Unë do iu bëja thirrje të rinjve që të kenë kujdes, sepse ata mund ta përcjellin tek të moshuarit. Kjo sepse të moshuarit janë ata që kanë rrezik real nga Covid-19.

Shqipëria është një vend që ka ecur në mënyrë normale. Shtete që e kanë lënë të bëjë qejfin e vet virusin, është parë që aty ka rrezik më të madh”, deklaroi Alimehmeti.