22 Dhjetor 2018 / 16:31
Në Tetovë është mbajtur akademi kushtuar 50 vjetorit të demostratave të studentëve shqiptarë të vitit 1968. Në referatin kushtuar ditës së demostratave u përkujtua dhuna, shtypja politike dhe diskriminimi kombëtar, ishin pikërisht këto shkaqet e këtij shpërthimi të studentëve të Tetovës dhe të Kosovës në vitin 1968. Me këtë rast edhe në Shkup.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve ka promovuar librin monografik ”Demostratat popullore të vitit 1968 në Tetovë”
Para se të ndodhin demonstratat e vitit 1968, Adem Demaçi në 1964 , këtu e kemi edhe një ish të burgosur për lëvizjen revolucionare për bashkimin e shqiptarëve ai e përpiloi një program ku thuhej, nuk ka rëndësi a do na ndihmoj Lindja apo Perëndimi këtë ide dhe këtë mendim gjenial kam pasur rastin ta mbroj edhe në State Departamentin amerikan në vitin 1991, në Bundestagun gjerman në Francë në Zvicër e Angli, vetëm në Amerikën jugore jo. Por, për çka është fjala? Adem Demaçi në programin e tij e thotë, Lufta jonë do jetë e gjatë dhe e vështirë’’ – tha Haki Bajrami. Pjesëmarrës i protestave të 1968
Alsat
Loading…