Përleshja fizike në degën e LDK-së në Mitrovicë, deklarohet Avdullah Hoti

Përleshja fizike në degën e LDK-së në Mitrovicë, deklarohet Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti do të dalin me një deklaratë publike në lidhje me përleshjen fizike të ndodhur sot të kësaj dege në Mitrovicë.

Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, Hoti ka thënë se nuk ka qenë prezent kur u raportua se ndodhi ngjarja e përleshjes fizike mes grupacioneve të LDK-së.

”Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklarate publike”, ka shkruar Hoti.

Lexo po ashtu:

Por, një gjë të tillë nuk e thotë Kryetari i LDK-së dega Mitrovicë, Safet Kamberi.

Në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar incidentin që ka ndodhur gjatë Kuvendit zgjedhor të LDK-së, dega në Mitrovicë, ndërkaq ka thënë se prezent ka qenë edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Jemi në kuadër të procesit zgjedhor. Kemi qenë prezent në monitorimin e dy nëndegëve të Kuvendit Ilirida dhe Qendra. Në nëndegën e Iliridës kishte prezent anëtarë të subjekteve tjera politike dhe nuk e mbajtëm Kuvendin duke e paralajmëruar si kuvend të dështuar pasi nuk kishte kushte të punës. Ndërsa në Kuvendin e Qendrës ka pasur një incident mes anëtarëve të partisë dhe nuk është mbajtur kuvendi deri në një afat tjetër kohorë”, ka thënë ai./Telegrafi/

TAGS