Përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë (Video)

Përleshje mes zyrtarëve të LDK-së në Mitrovicë (Video)

Një përleshje fizike ka ndodhur sot, gjatë Kuvendit Zgjedhor në degën e LDK-së në Mitrovicë, ku i pranishëm ishte edhe Avdullah Hoti.

Në garë për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, janë, Safet Kamberi dhe Faton Perci.

Ndërkaq mësohet se përleshja ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka folur me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, i cili e ka konfirmuar rrahjen por ka thënë që më vonë, do të jep detaje më të hollësishme.

Sipas tij, përleshja ka ndodhur, në njërën nga nëndegët e kësaj partie në Mitrovicë.

TAGS