Përmbaju burrë

Përmbaju burrë

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit duke folur në një konferencë lamtumire me Barcelonën, pasi u largua për t’iu bashkuar klubit rival Atletico Madrid.

Barcelona konfirmoi sot se Luis Suarezi i është bashkuar Atletico Madridit, pasi ky klubet spanjolle arritën marrëveshje për sulmuesin uruguaian.

Atletico do t’ia paguajë Barçës 6 milionë euro për shërbimet e Suarezit, i cili u largua nga Camp Nou pas gjashtë sezoneve në klub.

Duke folur të hënën në konferencë me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, sulmuesi uruguaian me lot në sy tha se gjithmonë do të jetë tifoz i Barcelonës dhe se po largohet pasi e jetësoi ëndrrën për ta veshur fanellën blaugrana.

“Kurrë nuk e kam menduar se do ta arrija atë që e kam arritur në këto gjashtë vjet të mrekullueshme, por largohem krenar. Me vete do të bartë kujtime shumë të bukura. Ka qenë e mrekullueshme të jem pjesë e Barçës”, tha Suarez.

“I falënderoj të gjithë, këtu përfundon një epokë për të cilën jam krenar”, shtoi ai.