Përmbyset “G Class”-i i BLINDUAR me targa RUSE, shoferi BRAKTIS makinën

Përmbyset “G Class”-i i BLINDUAR me targa RUSE, shoferi BRAKTIS makinën

Një makinë luksoze e blinduar është përfshirë në një aksident te rrethrotullimi i “Shqiponjës” në hyrje të Tiranës.

Newsbomb.al mëson se në aksident është përfshirë një makinë tip Mercedes “G Class” e blinduar edhe me targa të Rusisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa ngjarja bëhet edhe më e mistershme pasi shoferi ka braktisur mjetin në mes të rrugës dhe është larguar, raporton Newsbomb.al. Dyshohet se personi mund të jetë në kërkim nga policia, të ketë patur armë pa leje me vete, por ekziston edhe mundësia që mjeti të ketë qenë i vjedhur.

Mësohet se forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e saj. Mjetit të blinduar me targa ruse po i kontrollohet dokumentacioni dhe numri i shasisë, për të zbuluar më tepër rreth vendit të origjinës.

Po ashtu, uniformat blu kanë ngritur disa postblloqe dhe patrulla për të krehur zonën.

Foto nga vendi i ngjarjes:

dfwergegh4gh4h.jpg