Përmbytje në Japoni, kërkohet evakuimi i 800 mijë personave

Përmbytje në Japoni, kërkohet evakuimi i 800 mijë personave

Thuajse 800 mijë persona në tre qytete japoneze iu është dhënë urdhër për evakuiim të mënjëhershëM për shkak të shirave të dendur.

Një grua e moshuar ka humbur jetën në qytetin Kagoshima pasi shtëpia e saj u përfshi nga rrëshqitja e dheut, transmeton “Balkanweb”.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është shprehur se tre qytetet në fjalë duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur jetën e tyre. Ai shtoi se janë vënë në dispozicion 14 mijë punonjës të forcave mbrojtëse të Japonisë.

Sakaq, meteorologët janë shprehur se shirat do të vijojnë edhe javën e ardhshme. Japonia përfshihet zakonisht nga shira të dendur nga fillimi i qershorit deri në fund të korrikut.

Korrikun e kaluar 200 persona humbën jetën në perëndim të Japonisë, teksa vendi përjetoi përmbytjet më të mëdha ndër dekada, që prej viit 1982.

Rreth 2 milion persona u evakuuan dhe mbi 70 mijë punonjës të emergjencës u vunë në dispozicion pas rreshjeve të dendura të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajon.