Komuna e Prilepit do të nderojnë përmendore për Nenad Serafimovskin, pjesëtar i forcave policore i cili e humbi jetën në trazirat në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Përmendorja përkujtimore do të jetë e vendosur në parkun e Gjykatës Themelore, kështu kanë vendosur këshilltarët komunal në mbledhjen e këshillit gjatë ditës së sotme, transmeton Plusinfo, përcjell Portalb..
“Iniciativën të cilën e përkrahën këshilltarët komunal është me kërkesë të familjes së të ndjerit, pjesëtar i forcave policore Nenad Serafimovski, i cili duke kryer detyrën e tij vdiq në ngjarjet e lidhura me Lagjen e Trimave”, ka deklaruar kryetari I këshillit Mile Taleski.
Këshilli Komunal i Prilepit gjatë mbledhjes së sotme ka kaluar më shumë pika që kanë qenë në rend të ditës për këtë mbledhje. Dhe perderisa pushteti kujdeset per ngritjen e permendoreve per policet e vrare, BDI-ja e Ali Ahmetit edhe pse ka premtuar qe ne vitin 2002, akoma nuk ka arritur ta vendose tek Varrezat e Deshmoreve ne Sllupcan, permendoren qe u premtua tanime ne te gjitha fushatat elektorale. Por Ahmeti u kujdes per pa vendosur permendoren gjigande ne Zajaz tek varrezat “Nena Shqiptare”.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…
- Dimitrievski: Nuk do të hyj në asnjë koalicion të mundshëm paszgjedhor me BDI-në
- Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë
- Bilall Kasami viziton fshatrat e komunës së Tearcës
- Rita dhe Fidani sjellin hitin e ri
- Conte i thotë “po” gjigantit italian?
- Luis Enrique thumbon Mbappen: Vitin tjetër do të jemi më të mirë
- Dy persona të lënduar! Njëri përfundon në Urgjencën e “Nënë Terezës” – detaje nga aksidenti në Çair