Përplasen dy automjete në rrugën e Rinasit, njëra përfundon përmbys në rrugë, dy të plagosura

Përplasen dy automjete në rrugën e Rinasit, njëra përfundon përmbys në rrugë, dy të plagosura

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit ku kanë mbetur të plagosura dy të reja.



Sipas informacioneve zyrtare, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30 vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku për pasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.