Përplasen dy avionë në Alaska, 7 të vdekur

Përplasen dy avionë në Alaska, 7 të vdekur

Dy avionë janë përplasur në ajër në Alaska, duke bërë që 7 persona të humbin jetën nga ky incident i rëndë ajror. Aksidenti fatal për 7 njerëz ka ndodhur afër Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop,  njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raoportojnë mediat e huaja.

Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.

Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qendror të Gadishullit.