Përplasja me armë zjarri në Haraçinë, MPB jep detaje

Përplasja me armë zjarri në Haraçinë, MPB jep detaje

MPB gjatë ditës së sotme ka dhënë detaje rreth përplasjes me armë në Haraçinë të Shkupit, ku si pasojë mbet i plagosur një person.

“Më 18.08.2019 rreth orës 17:43 në SPB-Shkup është raportuar se personi Z.A (30) nga fshati Majancë, komuna e Haraçinës, është pranuar në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” me plagë të marra nga një armë zjarri. I dyshuari B.R (28) nga fshati Brezë, i cili sipas informacioneve paraprake, ka qëlluar drejt Z.A. pasi rreth orës 16:00 personi A.A., vëlla i Z.A. ka sulmuar me shkop babanë e B.R. në kullotat sipër fshatit Haraçinë, pas një mosmarrëveshje në lidhje me kullotjen e bagëtive. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

ALSAT

Loading…