Përplasje te Tottenham, Lloris dhe Son ‘qerojnë’ hesapet brenda fushës

Përplasje te Tottenham, Lloris dhe Son ‘qerojnë’ hesapet brenda fushës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Tottenham dhe Everton, ndeshje që po zhvillohet aktualisht në kuadër të Premierligës.

Spurs janë duke udhëhequr me rezultat 1:0, me autogolin e Keane.

Por ajo çka habiti të gjithë është se përfundimi i pjesës së parë nuk solli episod të mirë për skuadrën e Jose Mourinhos.

Portieri Hugo Lloris dhe lojtari Heung Min-Son u përplasën, teksa rrethanat mbeten ende të paqarta.

U desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve për ta ndaluar një përplasje, që mund të eskalonte në dhunë.