Përplasjet dhe flaka në Shkodër! Lleshaj thirrje PD: Kush dhunon procesin zgjedhor nuk i shpëton ligjit

Përplasjet dhe flaka në Shkodër! Lleshaj thirrje PD: Kush dhunon procesin zgjedhor nuk i shpëton ligjit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me përplasjet në qytetin e Shkodrës, ku një grup protestuesish të PD-së i kanë vënë flakën një klase të shkollës “Shejnaze Juka”, e cila është kthyer në KZAZ ku dhe do të kryhet procesi zgjedhor.

Demokratët kanë tentuar të djegin materiale zgjedhore, ndërsa Lleshaj ka paralajmëruar se dhunuesit nuk do t’i shpëtojnë ligjit. Ministri i Brendshmë i ka kërkuar qytetarëve të Shkodrës që të distancohen nga “ky turp i pamasë”.

STATUSI:

Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve.